Linçimet ndaj Donika Gërvallës, reagon ish-ambasadorja e Kosovës: Vrasje jashtëgjyqësore...

Aktuale

Linçimet ndaj Donika Gërvallës, reagon ish-ambasadorja e Kosovës: Vrasje jashtëgjyqësore...

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 08:52
Donika Gërvalla

Ish-ambasadorja e Kosovës dhe ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, përsëri ka reaguar pas vendosjes së posterëve kundër zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme të Kosovë Donika Gërvallës, në Prishtinë.

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!, ishte mbishkrimi i posterëve të vendosur rrugëve të Prishtinës.

E kjo ka bërë që Lama të reagoj përsëri.

Sipas saj, linçimi është vrasje jashtëgjyqësore nga një grup.

Ajo shkruan se, rastet e linçimeve dhe dhunës së ngjashme të turmës mund të gjenden në çdo shoqëri.

“Linçimi është një vrasje jashtëgjyqësore nga një grup. Më shpesh përdoret për të karakterizuar ekzekutimet informale publike nga një turmë në mënyrë që të ndëshkojë një shkelës të dyshuar, të ndëshkojë një shkelës të dënuar ose të frikësojë. Mund të jetë gjithashtu një formë ekstreme e kontrollit shoqëror të grupeve joformale dhe shpesh kryhet me shfaqjen e një spektakli publik (shpesh në formën e varjes) për frikësim maksimal. Raste të linçimeve dhe dhunës së ngjashme të turmës mund të gjenden në çdo shoqëri”, shkruan Lama në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat