Haradinaj: Bahri Fazliu ishte njeri i pushkës dhe i penës

Aktuale

Haradinaj: Bahri Fazliu ishte njeri i pushkës dhe i penës

Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:01
Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Bahri Fazliu

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar dëshmorin Bahri Fazliu.

“Njeri i pushkës dhe i penës, trim, guximtar e i vendosur deri në vetmohim. Bahri Fazliu, njëzetetre vjet më parë fitoi përjetësinë, duke u bërë shembull për rininë shqiptare, se di duhet Atdheu dhe si sakrifikohet për të”, ka thënë Haradinaj.

Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, sipas Haradinajt, grumbulloi djemtë më të pastër që ka njohur ai, me ideale të larta kombëtare, si gjatë përpjekjeve për liri, si në periudhën e ndërtimit të vendit.

“Lavdi veprës dhe rënies heroike të Bahri Fazliut. Përgjithmonë në kujtesën tonë historike!”, ka thënë Hardinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat