Haki Abazi, ja pse po kryqëzohen individët?

Aktuale

Haki Abazi, ja pse po kryqëzohen individët?

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 10:10
Haki Abazi

Deputeti i LVV-së, Haki Abazi thotë se kryqëzimi i individëve dhe emrave është formë e frikës nga e vërteta dhe fakti.

Ai përmes nj postimi në facebook, thotë se këtu nevojitet gjykata dhe ligji i drejtë e funksional.

Sipas tij, tashmë ndryshimi ka ndodhur në sferën poltike dhe rezultatet duhet të pritën.

Postimi i plotë:

Ndryshimi ka ndodhur në sferën e strukturës politike dhe rezultatet duhet të pritën ashtu siç ka nevojë për filtrim bazuar në dije dhe rezultate individuale përfshirë edhe qendrimet në çështje të caktuara specifike. 

Ndryshimi duhet të ndodhë edhe në sferën e mediave dhe OJQ, përkatësisht në llojin e debatit që zhvillohet duke i ndihmuar progresit të gjithëmbarshëm. Pengesa e vetme për progres mund të jetë stërkeqja dhe ndërskamcat që vendosen me qëllim të krijimit të sensit të urgjencës  që të shkaktohet zhgënjim dhe të pengohet evolucioni politik. Përtej zhurmës shurdhuese të atyre që as nuk e donin ndryshimin dhe ishin pjesë e një etape dy dekadshe që ka përfunduar.

Kjo që ka filluar nuk mund të jetë mjaltë sepse është një grumbull, mal me të këqija që janë shtresuar e vazhdojnë të transformohen në klimën e re të krijuar. Shansi është i madh, më i madh se pritjet që kemi, por duhet punë dhe dije, dhe largim nga metodat dhe mendêsia e kaluar. Mospajtimi konstruktiv, debati për çështjet dhe thellimi në ide e praktika të progresit duhet konsideruar vlerë e kontribut i domosdoshëm.

Kryqëzimi i individëve dhe emrave është formë e frikës nga e vërteta dhe fakti. Këtu nevojitet gjykata dhe ligji i drejtë dhe funksional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat