Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë rastin e Agonis Tetajt

Aktuale

Prokurori i ri e cilëson vrasje të rëndë rastin e Agonis Tetajt

Më: 7 maj 2021 Në ora: 11:17
Agonis Tetaj

Familjarët e të ndjerit Agonis Tetaj sot janë kthyer në sallën e gjykimit ku po vazhdon procesi gjyqësor për vrasjen e djalit të tyre.

Kjo pasi tash është caktuar një prokuror i ri që do të e mbrojë aktakuzën për vrasjen e Agonis Tetaj.

Prokurori i ri Isuf Sadiku sot në seancë gjyqësore tha se Prokuroria mbetet pranë aktakuzës fillestare për vrasje të rëndë në rastin e Agonis Tetajt.

Këtë kërkesë ai e arsyetoi me kërkesën urgjente për rihapje të shqyrtimit gjyqësor duke elaboruar edhe vendimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

Kujtojmë se prokurori paraprak në këtë rast, Agron Uka e kishte ricilësuar vrasjen e Agonis Tetajt nga vrasje e rëndë në vrasje nga pakujdesia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat