Edhe katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Aktuale

Edhe katër shqiptarë paraqiten si viktima të Salih Mustafës në Gjykatën Speciale

Më: 7 maj 2021 Në ora: 12:13
Salih Mustafa

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka pranuar aplikacionet e treta të personave që po pretendojnë se janë viktima në rastin e Salih Mustafës.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ka bërë të ditur se  katër persona kanë aplikuar për statusin e viktimës në këtë rast.

Të katër këta persona janë të përkatësisë etnike shqiptare.

“Parashtruesi Viktima-10/05 është i përkatësisë etnike shqiptare dhe pretendon të jetë viktimë e drejtpërdrejtë, ndalimi i paligjshëm, trajtimi mizor dhe torturat në kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Ai pretendon të ketë vuajtur dëmtime fizike, mendore dhe materiale”, thuhet në njërin prej raporteve për njërin prej aplikantëve.

“Aplikantët Viktima-11/05, Viktima-12/05 dhe Viktima-13/05 janë shqiptarë nga përkatësia etnike dhe pretendojnë të jenë viktima indirekte të ndalimit, torturës dhe vrasjes së paligjshmenë kompleksin e paraburgimit në Zllash brenda periudhës përkatëse. Të gjitha aplikantët pretendojnë se kanë pësuar dëmtim mendor”, thuhet në raportin tjetër për tri viktimat tjera të pretenduara.

Zyra për Pjesëmarrjen e Viktimave ndërkaq i ka rekomanduar Gjykatësit Paraprak që t’i pranojë të katër aplikacionet.

Ndryshe, procedura paragjyqësore në rastin e Salih Mustafës është afër përfundimit.

Specialja dje me anë të një komunikate për media ka konfirmuar se ka caktuar Trupin Gjykues të përbërë prej Roland Dekers, Mapi Feld-Folia, Zhilber Biti, dhe Vladimir Mikula (rezervë) në Trupin Gjykues I.

Ky caktim u bë pas njoftimit prej Gjykatësit të Procedurës Paraprake se dosja e plotë e çështjes Prokurori i Specializuar k. Salih Mustafës (KSC-BC-2020-05) do të jetë gati për t‘iu kaluar Trupit Gjykues më 7 maj 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat