“Mos u mërzit Hashim”/ Ish-agjenti i SHIK-ut flet për “dosjet” që Thaçi i bënte kundër Ramushit, Dautit, Rexhës, Jakupit, Calit...

Aktuale

“Mos u mërzit Hashim”/ Ish-agjenti i SHIK-ut flet për “dosjet” që Thaçi i bënte kundër Ramushit, Dautit, Rexhës, Jakupit, Calit...

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:39
Hashim Thaçi

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari thotë se Hashim Thaçi ka bë dosje kundër Ramush Haradinajt, Daut Haradinajt, Rexhep Selimit, Famit Limajt, Jakup Krsniqit dhe shumë të tjerëve.

Miftari përmes një postimi në facebook, thotë se këto dosje Thaçi i ba bë kundër atyre që ishin pengesë për të.

Ai shkruan se Thaçi ka menduar që ishte i paprekshëm.

Lexojeni reagimin e plotë:

A po të rrëshasin "skijat" mirë në burgun të Hagës o Hashim bossi?

Lyjë rregullisht e mbaj mirë se kur i marojshe skijat (dosjet) Ramushit, Dautit, Rexhes 10, Remit, Fatmirit, Salihit, Jakupovskit, Calit.... e shumë komandantëve tjerë çka ishin pengesë e juaj, apo nuk ju duheshin më, ishe fort i kënaqun.

Mendojshe se jeni i zoti si Makjaveli! I pa prekshëm! Mendojshe se politika botërore e Uashingtonit dhe Brukselit kalon përmes zyrës tuaj apo fshatit tuaj Brojë!

Apo luani akoma apo e keni lan lojën e "k..." me Amerikanë? Mos u mërzit kur shpallesh pas do vitesh i pafajshëm, dalin të presim si çlirimtar të Jerusalemit, së paku dalin ata që janë bër multi milionera, ose i qesin meju prit dajt, dostat, nipat, dashnorët, tezet... që i rehatuat në PTK e KEK...

Por mos prit tepia të kuq se të shtron Albin Kurti si ju Ramushit dikur kur mendojshe se qendra e OKB nuk ësht në Njujork, por është në Brojë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat