Konjufca: Bahri Fazliu ra dëshmorë për lirinë e kombit tonë

Aktuale

Konjufca: Bahri Fazliu ra dëshmorë për lirinë e kombit tonë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 13:42
Homazhet

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heroit, Bahri Fazliu, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me kryeministri Albin Kurti sot kanë homazhe të varri i tij në varrezat e dëshmorëve në “Velani”.

Kryeparlamentari Gluk Konjufca tha se Bahriu kur ka qenë e nevojshme, shkroi më pendë e kur u deshtë, ra dëshmorë me pushkë në dorë për lirinë e kombit tonë.

Konjufca: Bahri Fazliu ra dëshmorë për lirinë e kombit tonë

“Së bashku me kryeministrin jemi për ta nderuar heroin e kombit Bahri Fazliun, i cili kur ka qenë nevoja shkruante me pendë, e kur erdhi koha edhe luftoj me pushkë, edhe ra dëshmorë më pushkë në dorë për lirin e kombit tonë, dhe në këtë mënyrë ai do të kujtohet dhe do të nderohet gjithmonë. Ishte një intelektual e patriot ishte një çlirimtar e një poet i madh i popullit tonë. Ai edhe poezinë e kishte frymëzuese dhe jetën dhe veprën e tij e kishte frymëzuese, ne që i përkasim brezit tonë gjithmonë jemi frymëzuar nga shkrimet e shumta që i ka pasur në revistën “Çlirimi”, si dhe njëri prej themeluesve të Lëvizjes Kombëtare për çlirimin e Kosovës, e pastaj kur erdhi puna edhe drejtpërdrejt në UÇK”, deklaroi Konjufca.

Ndërsa, kryeministri Albin Kurti tha se Bahri Fazliu luftoi e shkroi për Kosovën dhe mision kishte çlirimin e vendit që ishte frymëzues për shumë veprimtarë shqiptarë.

Kurti: Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin e vendit

“Bahri Fazliu ishte luftëtar edhe para luftës që punonte për të përgatitur luftën çlirimtare që do të vijë në fund të viteve 90’-ta, ishte njeri i pasionuar për dije dhe liri, ai lexonte shkruante dhe luftonte me këtë renditje dhe nuk u ndal asnjëherë, e nuk ndalet as sot e kësaj dite, sepse shkrimet e tij do të jenë përherë të vlefshme, ndërkaq kujtimi për të i pashlyeshëm. Bahri Fazliu e kishte mision çlirimin dhe pa dyshim edhe brezat e tjerë të veprimtarëve shqiptarë do të vazhdojnë të frymëzohen e të inspirohen për jetë e mot nga vepra dhe rënia e tij. Lavdi Bahri Fazliut”, theksoi Kurti.

Ndërsa, Fadil Fazliu, vëllai i Bahriut, theksoi se vepra dhe sakrifica e vëllait të tij është krenari për familjen.

Fazliu: Vepra e Bahriut është krenari për familjen

“Bahriu prej shkollës së mesme, angazhimin që e ka bërë vëllai i tij, Fahriu, i cili ka rënë dëshmor bashkë me Afrim Zhitinë. Bahriu është arrestua në vitin 1989, dhe pas daljes prej burgut veprimtaria e tij në vazhdimësi ilegale, i cili ka themeluar Lëvizjen Kombëtare, por në momentin e rënien Bahriu ka qenë në mision tjetër për të furnizuar me armatim edhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Bahriu ra dëshmorë në kufirin shqiptaro-shqiptar në Bogiqe të Plavës. Është krenari për familjen dhe për shokët tij”, theksoi Fazliu.

Në këtë përvjetor, homazhe kanë bërë edhe drejtues të OVL-UÇK-së dhe veprimtarë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat