Baraliu: Vendimi për pagesën e rrymës në veri nuk mund të shkojë në Kushtetuese

Aktuale

Baraliu: Vendimi për pagesën e rrymës në veri nuk mund të shkojë në Kushtetuese

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:23
Mazllum Baraliu

Vendimi për ndarjen e 11 milionë eurove nga buxheti i Kosovës për të paguar rrymën në veri të vendit nuk mund të shkojë në Kushtetuese.

Këtë e thotë rofesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu.

“Jo nuk mund të shkojë në kushtetuese fare, po si problem që është nisë keq dhe është trashëguar nga politika të gabuara edhe fiskale, por edhe politika të tjera që janë udhëhequr ndaj veriut, nga qeverisjet e mëhershme, një gabim i rëndë”, tha ai.

Ani pse konsiderohet shkelje e të drejtave të njeriut, Baraliu thotë se ky vendim duhej të merrej ose do të kishte pasoja.

“Vendimi ka qenë i imponuar dhe me afat kohorë se përndryshe pasojat do të ishin të tmerrshme.Do të na përjashtonin nga organizata energjetike e Evropës, mezi e kemi bërë me ndihmën e Gjermanisë dhe disa shteteve të tjera jemi pranu atje, në qoftë se nuk bëhet balancimi i të gjitha faturave të barazohen, të harxhimit e të mos harxhimit të energjisë atëherë ata marrin masa dhe organet e tyre të përjashtojnë, duke qenë në këtë presion, qeveria është dashtë me marrë këtë vendim”,

Sipas Baraliut, Qeveria i ka dy zgjidhje për ta zgjidhur këtë problem të kamotshëm.

“Duhet të gjej zgjidhje në dy mënyra, në detyrimin që të fillojnë të paguajnë të detyrojnë qytetarët që të shkojnë derë më derë se nuk i ka shku kompania turke, dhe nëse jo, qeveria duhet ta ndihmojë. Dhe e dyta nëse kjo nuk bëhet, atëherë ta aktivizojë atë kompani publike distribuimit të energjisë elektrike për pjesën veriore që është produkt i marrëveshjes së Brukselit, i quajtur distribucioni i veriut, që të fillojë të funksionojë”, tha ai.

Ndryshe, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 61 vota pro kanë miratuar rekomandimet e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti lidhur me propozimin që Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) të marrë përgjegjësinë për pagesën e rrymës për serbët në katër komunat veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat