Policia ndërhyn në aktivitetin e PSD-së, arrestohen 5 zyrtarë

Aktuale

Policia ndërhyn në aktivitetin e PSD-së, arrestohen 5 zyrtarë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 14:53
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 15:46) -  PSD reagon pas arrestimit të pesë zyrtarëve

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas aksionit të sotshëm të partisë ku u arrestuan pesë zyrtarë të partisë.

Sipas PSD-së aksioni kishte të bënte me ndarjen e 11 milionë eurove për borxhin e energjisë elektrike në veri.

“Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë. Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë:

Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë.

Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij.

Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash.

Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën SOT. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE!

***

Pesë zyrtarë të Partisë Sociademokrate janë shoqëruar në stacionin e Policisë, pas një aksioni që kanë mbajtur te objekti i Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Borovci ka thënë se ata kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Image

“Rreth orës 14:30 është pranuar informata për një aktivitet të paparalajmëruar nga një grup personash të cilët kanë hedhur ngjyrë dhe gjësende të tjera në drejtim të objektit të Qeverisë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Me qëllim të parandalimit të degradimit të mëtejmë të veprimeve të tilla policia ka reaguar duke shoqëruar në stacionin policor pesë persona ndaj të cilëve konform autorizimeve policore dhe në koordinim me prokurorin e shtetit po ndermerr veprimet e duhura para se të njejtit të procedohen në fazën vijuese”, ka thënë Borovci.

Ndryshe, Partia Socialdemokrate ka mbajtur sot aktivitet në oborrin e objektit të Qeverisë.

***

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në aksionin e Partisë Socialdemokrate pasi aktivistët e kësaj partie gjuajtën me ngjyrë ne drejtim të objektit të Qeverisë, për të kundërshtuar miratimin e rekomandimeve të Komisionit për Ekonomi, për ndarjen e 11 milionë eurove ndaj KOSTT.

Pas veprimeve të PSD-së, policia hodhi gazë lotsjellës në drejtim të tyre.

Ndërsa, kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, para se të fillonte aksioni tha se Qeveria është duke e përkrahur krimin e organizuar në veri të vendit, me ndarjen e mjeteve për KOSTT ku do të mbulohen shpenzimet e energjisë elektrike për serbët.

“Për humbje të mëdha financiare ajo që kemi demonstruar ketu është që gjithë ajo fushatë dramatike për nevoja të tyre populiste ka rënë poshtë sepse me një vendim të Kuvendit dhe qeverisë ne kemi paguar 11 milionë euro nga buxheti i Kosovës në drejtim të veriut. E para dyfish më të lartë e kanë standardin ata që jetojnë në veri sesa ata në jug dhe e dyta se ne veri është duke u bërë krim të organizuar”.

“Kurti në momentin që ka pranuar me vazhdu dialogun atëherë çdo gjë do të jetë avaz i qeverive të kaluara ngase ka zgjedhur rrugën e njëjtë. Edhe ajo gjakderdhje nuk ka më kuptim. Vetëvendosje ka ndërruar para se me ardh në pushtet dhe kjo ka qenë pika që jemi ndarë. Deklaratat e Donika Gërvallës i kemi cilësuar të papranueshme dhe vazhdimisht kemi folur për të e cila ka padurueshmëri ndaj UÇK-së”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat