Zbulohet çka janë mes vete viktima dhe të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Aktuale

Zbulohet çka janë mes vete viktima dhe të dyshuarit për vrasjen në Pejë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Një 60-vjeçar është therur për vdekje në fshatin Vitomiricë të Pejës, sot rreth orës 13:00.

Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje. Merret vesh nga burime se viktima dhe të dyshuarit janë fqinj mes vete, por se nuk kanë lidhje gjaku.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”, ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat