Vjen edhe reagimi i PSD-së pas arrestimit të pesë zyrtarëve

Aktuale

Vjen edhe reagimi i PSD-së pas arrestimit të pesë zyrtarëve

Më: 7 maj 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas aksionit të sotshëm të partisë ku u arrestuan pesë zyrtarë të partisë.

Sipas PSD-së aksioni kishte të bënte me ndarjen e 11 milionë eurove për borxhin e energjisë elektrike në veri.

Sipas tyre me këtë vendim pushteti i ka financuar strukturat paralele dhe kriminale në veri.

“Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë. Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë:

Dje pushteti kaloi nismën për të paguar 11 milionë euro të borxhit të energjisë elektrike për veriun e Kosovës. Një padrejtësi e proklamuar qysh moti po miratohet në dy qeverisjet e Kurtit ani pse vet e kanë deklaruar si të padrejtë.

Me këtë veprim pushteti financoi strukturat paralele dhe kriminale me paratë e qytetarëve të Kosovës. Sigurisht që nuk ka sesi të jetë ndryshe, pasi që Kurti është dorëzuar përballë kompromisit final, në negociata me Serbinë. Këto janë vetëm simptomat e një pushteti në parehatinë e tij.

Një historik i gjatë rezistence ndaj pushteteve të kompromisit, një kulturë e tërë qëndrese dhe proteste, e shtypur nga dhuna policore, ndaj kësaj Lëvizjeje po përsëritet nga pushteti i po kësaj Lëvizjeje, tash.

Një Lëvizje që u ngrit me protestë dje, shtyp rezistencën SOT. Fund i palavdishëm, apo lavdi Lëvizjes VETËVENDOSJE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat