Variantet e reja me Covid-19, Kosova ndalon udhëtimet nga këto shtete

Aktuale

Variantet e reja me Covid-19, Kosova ndalon udhëtimet nga këto shtete

Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kërkuar që të ndalohen udhëtimet nga vendet ku janë shfaqur variante të reja me koronavirus.

Ai i ka kërkuar ministrave që të votojnë këtë projekt-propozim, që udhëtarët që vijnë nga Brazili, India dhe Afrika të mos lejohen që të hyjnë në Kosovë.

“Ndalohet hyrja në Republikën e Kosovës për personat që vijnë nga India, Brazili dhe Afrika e Jugut.

Shtetasit që vijnë nga këto shtete duhet të karantinohen në shtëpitë dhe në vendbanimet e tyre për 14 ditë duke u testuar dy herë në javë.

Kjo nuk vlen për shtetasit e Kosovës që qëndrojnë transit në këto shtete për 48 orë”, ka thënë Vitia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat