Zëdhënësi i LVV-së: Qeverisjet tjera e sollën Gjykatën Speciale, ndërsa ne do ta...

Aktuale

Zëdhënësi i LVV-së: Qeverisjet tjera e sollën Gjykatën Speciale, ndërsa ne do ta...

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:17
Lëvizja Vetëvendosje

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, thotë se Qeveria Kurti do ta padisë Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Ai përmes një postimi në facebook, shkruan se, qeveritë tjera e sollën Gjykatën Speciale në Kosovë.

Sipas ti, Qeveria Kurti në programin e saj e parasheh padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti siç ka deklaruar në zotimet e saja njëjtë edhe në programin e saj parasheh padinë për gjenocid për Serbinë.

Teksa qeverisjet e kaluara i sollën Kosovës Gjykatën Speciale, ne do ta padisim Serbinë për gjenocidin e kryer në Kosovë.

Drejtësi për mbi 12 mijë personat e vrarë, mbi 20 mijë gratë e nenat dhunuara dhe dëmet e shkatërrimet që ju bënë shtëpive e pasurive tona.

#QeveriaKurti2

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat