“Arben Gashi ‘luftoi’ pa iu trembur syri ndaj Saranda Bogujevcit”

Aktuale

“Arben Gashi ‘luftoi’ pa iu trembur syri ndaj Saranda Bogujevcit”

Nga: N.Sh. Më: 7 maj 2021 Në ora: 16:40
Arben Gashi

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Imerit, kanë reaguar ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit.

Kjo familje përmes një postimi në facebook, shkruajnë se Gashi ‘luftoi’ ndaj Saranda Bogujevcit.

Gjatë ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ia ka ndalur fjalën shefit të Grupit Palramentar, Arben Gashi, i cili po ankohej lidhur me hapësirën e parabartë që sipas tij kryesuesja e Kuvendit po ua ofron ministrave dhe deputetëve.

“Deputetët duhet të jenë të barabartë në kohën që e shpenzojnë. Dhe ju çfarë po bëni? Po i lejoni ministrat me folë 10 minuta; deputetët po i leni dy minuta. Është në kundërshtim me Rregulloren e Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe unë po ua lexoj nenin 48 të rregullores”, tha Gashi.

“Z. Gashi, a doni t’i referoheni diskutimeve, apo e ndërprejmë muhabetin këtu?”, ia ktheu Bogujevci.

Tutje, Gashi filloi që ta lexojë nenin 48 të Rregullores së Kuvendit, por Bugujevci ndërhyri sërish.

“Ju lutem regjia ndalja fjalën”, tha Bogujevci.

E pas kësaj, familja Imeri kërkon që Gashi të përjashtohet nga Grupi Parlamentar i LDK-së.

Ata gjithashtu kanë treguar edhe një ngjarjë për Arben Gashin të nodhur disa vite më parë.

Reagimi i plotë:

Se opozitarët janë çartur dhe kanë humbur rrugën në oborrin e vet kjo u pa në Parlamentin e Kosovës. Janë ba të shtirë qafirat?. Kërkojnë mejdan grave. Nejse të luftosh kundër gruas duhet të kesh biografinë pak të ngjeshur në këtë drejtim.

Arben Gashi 'luftoi'  pa iu trembur syri ndaj Saranda Bogujevcit. LDK-ja me luftën kundër grave e solli vetën në këtë derexhe. Arben Gashi duhet të përjashtohet nga grupi parlamentar i LDK-së nëse LDK-ja dëshiron ta kalon pragun.

Sa ishte Arben Gashi polic në kohën e mbretit Unmik ka pasur një konflikt me një femër me  përkatesi boshnjake. Arben Gashi  duke bërë të fortin kundër një guaje dhe në uniformën e policit kishte rrahur brutalisht gruan me përkatesi boshnjake ...!

Kjo ishte arsyja pse ai ishte larguar nga policia e Kosoves. Pastaj pse nuk është dënuar nga gjykata është temë tjetër, gjykata ishte korruptuar , pra sa të është Arben Gashi shef i grupit parlamentar të LDK-se partia as pragun nuk do ta kaloj.

Nuk po din kah të ia mbajnë qyqaret, i shpartalloj Albin Kurti krerët e partive të krimit ndërsa partitë u shndërruan në partiqka. Ky është fenomen në politikë dhe si i tillë do të regjiostrohet në histori?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat