“Do të padisim Serbinë për gjenocid”, reagon Islami: Lajm i mirë, ja njeriu i fundit që po mblidhte materiale kundër “Kasapit të Ballkanit”

Aktuale

“Do të padisim Serbinë për gjenocid”, reagon Islami: Lajm i mirë, ja njeriu i fundit që po mblidhte materiale kundër “Kasapit të Ballkanit”

Më: 7 maj 2021 Në ora: 18:41
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi të premten se qeveria e tij do të përgatit padi për gjenocid ndaj Serbisë.

“Do të bëjmë dialog parimor, të përgatitur e të barabartë me Serbinë, me marrëveshje të njohjes reciproke. Do ta përgatisim padinë për gjenocid ndaj Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë”, u shpreh Kurti

Në lidhje me këtë, një reagim e ka bërë edhe ish-kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Dardan Islami.

Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se ky është një lajm i mirë për Kosovën. Kurse, ka treguar se njeriu i fundit që po mblidhte materiale dhe po ndërtonte rastin për Hagë kundër Millosheviqit, ishte avokati i ndjerë Bajram Kelmendi.

Ja shkrimi i Islamit:

Ky është një lajm i mirë!

Njeriu i fundit që po mblidhte materiale dhe po ndërtonte rastin për Hagë kundër Millosheviqit, ishte Avokati i ndjerë Bajram Kelmendi! Si pasoj u likuidua me dy djemtë e tij nga njësiti famëkeq “beretat e kuqe”!

#mosutut

 

Ky eshte nje lajm i mire! Njeriu i fundit qe po mblidhte materiale dhe po ndertonte rastin per Hage kunder...

Posted by Dardan Islami on E premte, 7 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat