Abazi akuzon qeverinë e kaluar për vaksinat: “Nuk e kanë kryer punën me sukses”

Aktuale

Abazi akuzon qeverinë e kaluar për vaksinat: “Nuk e kanë kryer punën me sukses”

Më: 7 maj 2021 Në ora: 19:05
Haki Abazi

Haki Abazi i Vetëvendosjes ia hodhi fajin ekzekutivit të kaluar për mos arritjen e blerjes së vaksinave antiCOVID, duke thënë se ata nuk e kane kryer punën me sukses dhe se nuk munden tani për pak ditë sa janë në Qeveri të bëjnë më shumë.

“Vaksina bie në listën e gjërave në të cilat Kosova lëngon për 20 vjet. Ne në shumë raste s’kemi pasur as barna esenciale dhe madje edhe tabelat e regjistrimit të veturave i kemi të letrës herë pas here sepse nuk e di pse s’kemi arritur të jemi pjesë të prokurimeve ndërkombëtare të cilat sigurojnë konsistencë në formën e furnizimit”.

“Të mos flas për liberalizimin e vizave që e kemi kërkuar qe 20 dhe ky është proces normal. Pra liberalizimin e vizave nuk janë duke e kërkuar edhe Indonezia e Kina e Pakistani Afganistani. Liberalizimin e vizave jemi duke e kërkuar ne për veten tonë që 20 vjet dhe nuk e kemi”

“Këtë duhet ta vendosim në kontekstin e azhuritetit të institucioneve tona për të qenë përbrenda proceseve ku ne përfitojmë për interesin tonë”.

“Kosova si duket është konsideruar një vrimë e zezë që s’meriton as liberalizim, as vaksina, as trajtim të barabartë në marrëdhëniet ekonomike në rajon dhe përtej sepse ne e kemi degraduar pozitën tonë dhe mundësinë në fuqinë negociuese edhe blerëse në tregjet normale të materialeve”.

“Vaksina nuk bën përjashtim. Nuk e kanë kryer punën me sukses – jo se duam t’i anatemojmë tash për atë punë, por ky është rezultati. Se për 20-30 ditë është e pamundur që të hysh edhe më një Kosovë me 1.8 milionë të bësh garë me shtetet të cilat secila prej tyre është e interesuar”, deklarua AbazI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat