Qeveria liron shtetasit e Shqipërisë nga obligimi për pajisje me Leje Pune

Aktuale

Qeveria liron shtetasit e Shqipërisë nga obligimi për pajisje me Leje Pune

Më: 7 maj 2021 Në ora: 20:07
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 11 të mbajtur sot ka marr disa vendime. E në mesin e këtyre vendimeve qeveria e drejtuar nga Albin Kurti i ka bërë një favor shtetasve të Shqipërisë.

Në këtë mbledhje qeveria e Kosovës ka marr miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme që shtetasit e Shqipërisë të lirohen nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër.

“Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar vendimin që të lirohen nga obligimi për pajisje më Leje Pune Afatshkurtër për të huajt, shtetasit e Republikës së Shqipërisë që janë me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës, e të cilët gëzojnë të drejtën e punës dhe vetëpunësimit.

Sipas vendimit, të drejtat dhe detyrimet e të liruarve do të rregullohen sipas legjislacionit përkatës në fuqi dhe janë të njëjta me ato të shtetasve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim të qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat