Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Bajrami e LDK-së: Ky ndryshim është nis sa isha ministre

Aktuale

Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Bajrami e LDK-së: Ky ndryshim është nis sa isha ministre

Më: 7 maj 2021 Në ora: 21:20
Hykmete Bajrami

Pasi ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari bëri të ditur se kontrolli i naftës i është kthyer Doganës, ka reaguar pararendësja e Hajdarit, Hykmete Bajrami.

Bajrami tha se për këtë çështje, ka nxjerr një Udhëzim Administrativ gjatë kohës sa ishte ministre e Tregtisë dhe Industrisë.

“Së bashku me një ekip të ekspertëve përkundër kundërshtive të mëdha në vitin 2017, në cilësinë e ministres së Tregtisë dhe Industrisë pata nxjerrë Udhëzimin Administrativ 01/2017 për kalimin e kontrollit të naftës të Doganat e Kosovës”, ka shkruar Bajrami.

Dokumenti:

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat