Kraki: Qyrranat që as nyjen e kravatës s’dinë me e lidhë i kërkojnë llogari Gërvallës e Kurtit, ikni o qesharakë...

Aktuale

Kraki: Qyrranat që as nyjen e kravatës s’dinë me e lidhë i kërkojnë llogari Gërvallës e Kurtit, ikni o qesharakë...

Nga: A.Zh Më: 7 maj 2021 Në ora: 22:09
Nezir Kraki

Profesori dhe ligjëruesi në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët po kërkojnë shkarkimin e ministres së Jashtme Donika Gërvallës.

Teksa ka akuzuar për vjedhje, duke i quajtur “bisha e analfabetë” deputetët e PDK-së, Kraki ka thënë se ata për pak e kthyen Kosovën nën Serbi, përcjell Bota sot.

Reagimi i Krakit në Facebook:

Kur për 20 vjet ke vjedhë në bandë politike, je kravatu falë bandave, je pasuru e qytetnu falë hajnisë e krimit, je shkollu e doktoru nga dhe për bandat, ke vjedhë e vjelë edhe spitalet e shkollat e madje ke vjedhë edhe n’statujat e heronjve…

…kush të merr seriozisht kur e bën opozitarin n’Kuvend o argat i dreqit!

Qyrranat që as nyjen e kravatës s’dinë me e lidhë i kërkojnë llogari Donika Gërvallës e Albin Kurtit « për t’mirën e vendit ». Të atij vendit që kund vend s’i lanë e kurrë vend s’e lanë me u bë. Të atij vendit që e vodhën dhe e zbrazen pa fijen e marres e n’fund edhe Serbisë për pak sa s’ia rikthyen.

Ikni o qesharakë e dilni përballë pasqyrës para se t’i dilni popullit n’televizor si bisha e si analfabetë aksidentalisht t’gjetun n’Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat