Paralajmëron Pllana: Kemi me miliona materiale që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

Aktuale

Paralajmëron Pllana: Kemi me miliona materiale që dëshmojnë krimet serbe në Kosovë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:46
Nusret Pllana

Autori i librave për krimet serbe në Kosovë, Nusret Pllana, ka deklaruar se janë me miliona materiale e fakte që dëshmojnë krimet që Serbia i ka bërë ndaj popullit shqiptar të Kosovës me vite e vite me radhë.

Ai tha se lajmi i sotëm i qeverisë se do të nis përgatitjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid është shpresëdhënës.

“Shpresoj që të konsolidohet shumë shpejt një ekip profesionale sepse kemi aq shumë materiale. Miliona materiale kemi. Është momenti i fundit që ta kryejmë këtë punë se i kemi hyrë në hak gjithë gjakut që është derdhur lum”, deklaroi Pllana.

Ai po ashtu theksoi se lufta e fundit është e vetmja që shqiptarët e kanë arkivuar vet dhe se tash i kemi të gjitha në lista e dokumente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat