Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Aktuale

Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Më: 8 maj 2021 Në ora: 11:51
Zafir Berisha dhe Ekrem Rexha -‘Drini’

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes.

Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm për familjen e tij.

“Vrasja e ‘Drinit” ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe perspektiven evropiane të vendit tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

21 vite nga vrasja e bashkëluftetarit dhe mikut Ekrem Rexha-Drini!

Në mëngjesin e dt 08.05.2000 ende pa u bërë një vitë që ishte kryer lufta, para shtëpis tij në mënyr qyqare vritet bashkëluftëtari Ekrem Rexha-Drini.

Vrasja e Kom.Drinit nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës por ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe prespektivën evropiane të vendit tonë!

Në kulmin e luftës për liri nga UÇK-së kundër okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre, Ekrem Rexhaj-Drini ju përgjegjë thirrjes së atdheut, duke ju bashkuar radhëve të UÇK-së në Vërri të Prizrenit nga mesi i korrikut të vitit 1998 me sygjerim të SH.P. UÇK-së, ku edhe ushtroj detyra shumë të rendësishëme në organizim dhe moboilizim të njësive të UÇK-së.

Ekrem Rexha-Drini gjatë luftës muar pjes në shumë beteja për liri, ku ishte edhe i plagosur, por i pa nënshtrum duke ushtruar shumë detyra të rëndësishme si kom. i Br-125 ,Kom i ZOP të UÇK-së, antarë i SH.P- UÇK-së…

Në luftën titanike për lirinë e Kosovës u bënë shumë beteja dhe aksione kundër okupatorit serbë, deri më 12 qershor 1999 kur me ndihmën edhe të forcavevtë Nato-s ndodhi çlirimin i Prizrenit dhe Kosovës ku Drini kishte rolë të veçant për t’i dhën fund sundimit sllavë në tokat tona.

Do të jetë i paharruar kujtimi për Drinin.

Zafa

P.S: Foto e bërë me 02.09.1999 në fsh.Jeshkovë pranë shtëpis ku ka qenë selia e shtabit të Br.125 gjatë vitit 1998. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat