Alarmon ish-ambasadorja: Nëse nuk do ta kishim themeluar ne Specialen, kjo do të ndodhte

Aktuale

Alarmon ish-ambasadorja: Nëse nuk do ta kishim themeluar ne Specialen, kjo do të ndodhte

Nga: N. H Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:06
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës dhe ish-deputetja e LDK-së, Alma Lama, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se nëse Kosova nuk do ta kishte themeluar Gjykatën Specialen, këtë do ta bënte OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rus e kinez.

Sipas Lamës, Gjykata Speciale ka ardhë si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ja shkrimi i saj:

Debati mbi Gjykatën Speciale është manipulativ. Kjo gjykatë ka ardhur si pasojë e dështimit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, qoftë në kohën e UNMK-ut, qoftë EULEX-it dhe gjykatave të Kosovës për t’u marrë me krimet e luftës dhe pasluftës.

Kurrsesi nuk mund të krahasohen krimet e kryera nga Serbia në Kosovë me krime të tjera për të cilat janë ngritur aktakuzat nga Specialja, por kjo nuk do të thotë se krimet e tjera nuk duhen adresuar.

Sigurisht Gjykata Speciale, si pjesë e institucioneve të Kosovës, nuk do të vendosej në një shtet tjetër sikur në Kosovë të ekzistonte siguria për deshmitarët. Ky shqetësim është ngritur në të gjitha raportet për Kosovën.

Gjykatën Speciale e kemi votuar sepse bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar adresimin e krimeve dhe Kosova, si vend që është çliruar nga bashkësia ndërkombëtare në emër të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, ndaljes së krimeve dhe gjenocidit (ndërhyrje ushtarake humanitare) nuk mund t’i shmanget drejtësisë dhe domosdoshmërish duhet të pastrohet nga aktakuzat.

Nëse Kosova nuk do ta kishte votuar, sot do te kishim një Gjykate Speciale te themeluar nga OKB-ja me prokurorë e gjyqtarë rusë e kinezë, kushedi në cilin shtet.

Prandaj nuk është e ndershme të bëhet politikë me këtë temë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat