PDK-ja e kritikoi Kurtin, vjen reagimi nga deputeti i VV-së: Turp për ata/ato që e votuan Gjykatën Speciale

Aktuale

PDK-ja e kritikoi Kurtin, vjen reagimi nga deputeti i VV-së: Turp për ata/ato që e votuan Gjykatën Speciale

Nga: N. H Më: 8 maj 2021 Në ora: 12:23
Albin Kurti

Zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili dje tha se nuk mund të kërkojë nga një shtet i tretë garanci për mbrojtjen në liri të ish krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë, pasi atje sipas Kurtit nuk po gjykohet shteti i Kosovës.

Anëtarët e këtij subjekti si përgjigje thonë se, “në Hagë po gjykohet pikërisht shteti i Kosovës”.

E, në krah të kryeministrit ka dal deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, përcjell “Bota sot”.

Ai përmes një postimi të shkurtër shprehet se është turp për ata/ato që e votuan Gjykatën Speciale, duke aluduar në deputetët e PDK-së.

Ja shkrimi i tij:

PDK: “Me Gjykatën Speciale po gjykohet shteti i Kosovës”.

Po valla! Turp për ata / ato që e votuan!

 

PDK: "Me Gjykaten speciale po gjykohet shteti i Kosoves". Po valla! Turp per ata / ato qe e votuan. E votuan gjykimin e Kosoves, por gjykuesit do te gjykohen. Nga historia.

Posted by Ardian Gola on Saturday, 8 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat