Azili i rrezikshëm i Batonit dhe avdallëve nga Tirana që rrezikon Kosovën

Aktuale

Azili i rrezikshëm i Batonit dhe avdallëve nga Tirana që rrezikon Kosovën

Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:28
Baton Haxhiu

Baton Haxhiu tashmë është zhvendosur në Tiranë ku drejton një media luksoze e del çdo natë në televizione. Batoni sulmon Albin Kurtin se nuk e do Kosovën, por në Prishtinë nuk duket, ngaqë e konsiderojnë një penë e zë i vdekur.

I është shmangur në mënyrë tinëzare debatit politik të Kosovës, edhe pse sot ka rastin më të mirë që të bëjë oponencë ndaj Albin Kurtit, i cili ka shumicën në Parlament e qeveri e është i gjithëpushtetshëm.

Por Batoni, i mësuar të ketë vetëm pushtet, e të mos luftojë me fjalën, po fshihet në ambjentet luksoze të “Arenës Kombëtare” që ja paguajnë oligarkët e Edi Ramës, për të riaktivizuar planin e rrezikshëm të Hashim Thaçit, ku nuk le rast pa e rinxjerrë.

E përveç Batonit, është edhe një tjetër nga të tmerrshmit e debatit politik të Prishtinës që sa herë flet ‘këput mufka’, si Milaim Zeka.
Ky i fundit ka dalë në televizionet e Tiranës, duke thënë se plani i Thaçit për t’i dhënë Serbisë, Leposaviqin, Zubin Potokun e Leshakun është brilant, por problemi këtu qëndron se Hashimi ja ka lënë në dorë Batonit për ta thënë e ky nuk është i besueshëm.

Pra po përdoren në mënyrë të trashë dy vegla të Thaçit që janë për ibret në logjikë e argument, për të shtyrë një axhendë të rrezikshme, e cila në Kosovë ka vdekur.

Asnjëri prej tyre nuk e debaton këtë çështje në opinionin politik të Kosovës, por po përdorin Tiranën, pikërisht në këtë moment që ka fituar Edi Rama, si një “territor xhep” ku zhvillojnë aktivitetin në “ekzil”.

Logjika e tyre qartësisht bëhet nga qarqe të caktuara, për të vështirësuar pozicionin e fortë që ka marrë Albin Kurti përpara presionit për dialogun me Serbinë.

Kryeministri i Kosovës e ka bërë të qartë se nuk do të takohet me Aleksandër Vuçiçin më 11 maj, pasi e konsideron të kotë një takim pa një fryt, e pa një qëndrim të qartë se çfarë do të bëjë me njohjen e Kosovës.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden, ja bëri të qartë Presidentit rë Serbisë se avancimi i vetëm i vendit të tij është njohja reciproke.

E në këtë pikë Kosova nuk ka përse dhe nuk duhet të bëjë asnjë konçension, pasi ato çfarë kishtë për të dhënë, i ka dhënë me paketën Ahtisari.

Logjika e këtyre trushkulurve së paku, e së shumti djallëzorë për të hapur kutinë e pandorës së kufijve është jo thjesht e rrezikshme por vdekjeprurëse.

Ballkani i sotëm perëndimor i krijuar nga shpërbërja e Jugosllavisë, ku pjesë është edhe Kosova, është pjesë preçize e përbërjes juridike të komponentëve të asaj Jugosllavie.

Sllovenia mori ato tërritore që ka pasur në Jugosllavinë e Titos, Kroacia po ashtu, Bosnje e Hercegovina gjithashtu, Maqedonia njëjtë, e Kosova arriti çlirimin nëpërmjet rezolutës 1244 e më pas pavarësinë, pikërisht duke u nisur nga kontesti juridik që ka pasur në Kushtetutën e vitit 1978 si Krahinë Autonome e Jugosllavisë.

Hapja e diskutimit të kufijve është një ‘minë me sahat’ që nuk i shërben askujt tjetër veçse Serbisë e Rusisë.

Është vetëm Serbia që përfiton nga një rindarje e kufijve e askush tjetër. Gomarllëku që përmend Batoni e Milaimi, se Leshaku, Leposaviqi e Zubin Potoku ju dhanë Kosovës në vitin 1958 është muhabet për tu diskutuar nëse Kosova do të ishte sërish krahinë autonome e Serbisë, e jo një shtet krejt i pavarur.

Tashmë është e qartë se as administrata aktuale e SHBA-së e as Gjermania nuk e duan një rihapje të çështjes së kufijve.
Loja e rrezikshme me të ashtuquajturat “Non Paper”, lëvizje të nëntokës dhe provokuese, që janë mohuar fort e qartë nga SHBA, BE dhe kancelaritë perëndimore, duke i hedhur poshtë.

Kush përfiton nga një rindarje e re kufijsh në Ballkan?

Normalisht që përfiton Serbia dhe Rusia, që duan një trazirë tjetër, ku si bazë kanë trazimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut që tashmë janë aleatë të NATO-s.

Kosovës nuk i takon të flasë asnjë ditë, asnjë minutë e asnjë çast për kufij, nëse këtë nuk do ta flasin aleatët e mëdhenj.

E nëse bëhen këto, bëhen hapur dhe në diskutime normale, padyshim duke marrë garancitë e tyre; siç kanë ndodhur në Rambuje dhe në Marrëveshjen e Kumanovës, apo edhe me paketën Ahtisari që ishte baza e pavarësisë së Kosovës. Çdo plan apo hartë që nxjerr Hashimi nga Haga, si një çmim për të marrë arrestin shtëpiak, është thjesht një çmim që nuk ja vlen ta paguajë Kosova. Nëse Thaçi ka ndonjë pikë koshience, të urdhërojë të tijët e të thonë se kush e ka përkrahur apo porositur që të nxjerrë planin për t’i dhënë Serbisë tre komunat?!/Pamfleti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat