Akuza e rëndë/ Publicisti shqiptar nga Maqedonia: Si e pranoi Thaçi kryeministër Isa Mustafën kur raportonte vrasjet e në EULEX?

Aktuale

Akuza e rëndë/ Publicisti shqiptar nga Maqedonia: Si e pranoi Thaçi kryeministër Isa Mustafën kur raportonte vrasjet e në EULEX?

Nga: N.Sh Më: 8 maj 2021 Në ora: 13:46
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Publicisti dhe gazetari Emin Azemi, përmes një postimi në Facebook, thotë se, në fushatat elektorate në Kosovë, kishte akuza drejt oponentëve për vrasjet e pasluftës në mes LDK-së dhe partive të dala nga lufta PKD, AAK.

Ai shkruan se, në këto akuza përmendeshin emrat e viktimave dhe vrasësve.

Pas kësaj, ai thotë se çuditërisht përsëri bëheshin bashkë si hienat për të kafshuar pasuritë kombëtare.

Ai tutje shkruar se, enigma e gjithë kësaj qëndron se PDK tash kanë zgjedhur si tabelë qitjeje Donika Gërvallën.

Mirë, ai çuditet se pse Isa Mustafën e pranonte kryeministër PDK-ja, ndërkohë shkonte në EULEX dhe raportonte për vrasjen e pasluftës të zyrtarëve të LDK-së.

Postimi i plotë:

Në fushatat elektorale të viteve të shkuara ishin shndërruar në sport kombëtar akuzat drejtuar oponentëve për vrasjet e pasluftës dhe këtu kryesisht kryqëzoheshin shtizat në mes të LDK-së dhe dy partive të dala nga lufta – PDK-së deh AAK-së.

Në këto akuza përmendeshin emrat e viktimave por edhe të vrasësve, por çuditërisht posa mbaronin zgjedhjet këto parti sërish bëheshin bashkë si hienat për të kafshuar sa më shumë pasuritë kombëtare të Kosovës.

Ku qëndron enigma e kësaj qasjeje selektive të eksponentëve të PDK-së....pse ata kanë zgjedhur tabelë qitjeje pikërisht Donika Gërvallën?!

Pse PDK  pranonte Isa Mustafën kryeministër, ndërkohë që ai shkonte në Eulex dhe raportonte për vrasjet e pasluftës të përfaqësuesve të shquar të  LDK-së?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat