Pandemia sfidoi edhe Kryqin e Kuq, rreth 20 % u shtuan kërkesat për ndihmë

Aktuale

Pandemia sfidoi edhe Kryqin e Kuq, rreth 20 % u shtuan kërkesat për ndihmë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 14:19
Armend Shala

Falë vullnetarëve në 26 degë të Kryqit të Kuq të Kosovës, po arrihet të ndihmohen dhe të shërbehen dhjetëra mijëra qytetarë. Vetëm nga fillimi i pandemisë në Kosovë, Kryqi i Kuq arriti të ndihmojë mbi 50 mijë familje në nevojë me pako ushqimore dhe higjienike.

Në Ditën Botërore, Koordinatori në Kryqin e Kuq të Kosovës, Armend Shala, thotë për kp se në nivel vendi ky institucion ka rreth 3 mijë vullnetarë, ku 300 prej tyre kanë qenë aktivë edhe gjatë periudhës së pandemisë.

Shala tregon se çdo vit arrijnë të ndihmojnë mijëra familje, por thekson se pandemia Covid-19 ka rritur për rreth 20 për qind numrin e familjeve që kërkojnë ndihmë në këtë institucion.

Shala: Mbi 50 mijë familje u ndihmuan me pako ushqimore dhe higjienike

"Numri i familjeve ka qenë mbi 10 mijë, po flasim për vitet jashtë pandemisë. Mirëpo pandemia ka bërë që ky numër të rritet diku 15 deri 20 %. Ndërsa nëse flasim për vitin që lamë pas Kryqi Kuq i Kosovës ka arrit t’i ndihmojë diku mbi 50 mijë familje me pako ushqimore, me pako higjienikë gjatë gjithë periudhës që ne kemi shërbyer gjatë tërë vitit", tha ai.

Koordinatori Shala thotë se me 26 degë në nivel vendi arrijnë të mbulojnë gjithë Republikën e Kosovës, me vullnetarë për realizimin e shumë aktiviteteve. Megjithatë thotë se pandemia u krijoi vështirësi të theksuara.

Shala: Me 26 degë mbulojmë gjithë Kosovën

“Si Kryq i Kuq i Kosovës kemi 26 degë në nivel vendi përmes tyre siç e thash edhe më parë mbulojmë gjithë Republikën e Kosovës, me vullnetarë me aktivitete duke u ndalë në ndihmë dhe duke u shërbyer qytetarëve...2:20 Sa i përket pandemisë, në fillim kemi punuar kemi ngritë qendrën operative të Kryqit të Kuq të Kosovës edhe diku për 8 javë kemi punuar 24/7 me ndërrime bashkë me vullnetarët dhe stafin. Mirëpo ka qenë sfidë për ne periudha e pandemisë sikur për çdo institucion tjetër për arsyeje të rrezikshmërisë, stresit, frikës për prekjen ose infektimin nga pandemia... Sfidë tjetër ka qenë periudha ose koha që ne nuk kemi arrit me i realizuar aktivitetet tona të përditshme", thotë ai.

Vullnetarët që u bashkohen Kryqit të Kuq të Kosovës mund të zgjedhin programet ku dëshirojnë të japin kontributin e tyre, si në menaxhimin e emergjencave, programin e mirëqenies sociale, kërkim shpëtimit, programin e komunikimit dhe të shëndetësisë.

Shala: Vullnetarët mund të zgjedhin vet programin që duan të kyçen

Në nivel vendi numërojmë diku rreth 3 mijë vullnetarë me mundësi të rritjes së kapacitetit të tyre, ndërsa gjatë periudhës së pandemisë kemi pasur aktiv për çdo ditë rreth 300 vullnetarë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës...Kryqi Kuq i Kosovës operon në bazë të programeve...e kemi programin e menaxhimit të emergjencave, e kemi programin e mirëqenies sociale, kërkim shpëtimin, shërbimin e kërkimit e kemi në programin e shëndetësisë dhe programin e komunikimit që varësisht prej gjendjes së tyre ku e shohin vetën më të interesuar më të përshtatshëm kyçen në këto programe dhe përmes tyre atëherë vazhdojnë me realizimin e aktiviteteve”, thotë ai.

Ndryshe, sot është Dita Botërore e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, lëvizja më e madhe vullnetare në botë, me 189 shoqata e mbi 17 milionë vullnetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat