Bytyçi i reagon Latifit: Mos fol çfarë të servirin enveristët e LPK-së për ta denigruar figurën e Jusuf Gërvallës

Aktuale

Bytyçi i reagon Latifit: Mos fol çfarë të servirin enveristët e LPK-së për ta denigruar figurën e Jusuf Gërvallës

Nga: G.B Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:25
Blerim Latifi

Profesori universitar Enver Bytçi, ka reaguar ndaj Blerim Latifit, lidhur me një deklaratë të tij se Jusuf Gërvalla ishte enverist.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka treguar të vërtetën se Veprimtari i shquar shqiptar i diasporës dhe i Kosovës, Kadri Mani, ka botuar në librin e tij "Shqiptarët janë atje" një letër të Jusuf Gërvallës drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1980 dhe se në këtë letër ai kishte shkruar: "Ne nuk mund të presim që të fitojë revolucioni botëror e më pas ta çlirojmë Kosovën nga sundimi dhe pushtimi i Serbisë. Ne duhet të organizohemi tani që ta bëjmë këtë", përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se Latfi nuk duhet të flasë çfarë i thonë enveristët e LPK-së, për ta denigruar figurën madhështore të Jusuf Gërvallës!

Postimi i tij i plotë:

Blerim Latifi thotë se "bindjet e LDK-së dhe Jusuf Gërvallës nuk përputhen. Ai ishte enverist"!

Ja e vërteta e Jusuf Gërvallës: Veprimtari i shquar shqiptar i diasporës dhe i Kosovës, Kadri Mani, ka botuar në librin e tij "Shqiptarët janë atje" një letër të Jusuf Gërvallës drejtuar Enver Hoxhës në vitin 1980.

Në këtë letër Jusuf Gërvalla i thotë udhëheqësit komunist shqiptar në kulmin e kultit dhe mbretërimit të tij se:

"Ne nuk mund të presim që të fitojë revolucioni botëror e më pas ta çlirojmë Kosovën nga sundimi dhe pushtimi i Serbisë. Ne duhet të organizohemi tani që ta bëjmë këtë"!

T'i shkruaje Enver Hoxhës një letër të tillë kontestimi do të thoshte shumë. Më së paku duhet thënë se një enverist mund ta bënte këtë!

Ndaj ky Blerimi nuk duhet të flasë çfarë t'ia servirin enveristët e thekshëm të LPK-së për ta denigruar figurën madhështore të Jusuf Gërvallës!

Flisni së paku njëherë atë që mendoni vetë e jo me porosi kolegë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat