Bashkësia lokale e Karaqevës, letër krerëve të shtetit për hapjen e shkollave

Aktuale

Bashkësia lokale e Karaqevës, letër krerëve të shtetit për hapjen e shkollave

Nga: G.B Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:59
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Glauk Konjufca

Selver Lenjani, kryetar i Bashkësia lokale të fshatit Karaqevë e Poshtme, i ka shkruar letër kryeministrit Kurti, presidentes Osmani dhe kryetarit të Kuvendit Konjufca, përcjell Bota sot.

Përmes kësaj letre, kanë kërkuar ndihmë për hapjen e shkollave në Kamenicë, që thonë se i ka mbyllur kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati.

Letra e plotë:

Bashkësia lokale e fshatit Karaqevë e Poshtme.

Letër e hapur për Institucionet Relevante të Republikës së Kosovës

Z.Kryeministër Albin Kurti

Z.Presidente Vjosa Osmani dhe

Z.Kryeparlamentarin Glauk Konjufca

Kërkohet ndihma e juaj për çështjen e Arsimit në Kamenicë, ju lutem na dilni në ndihmë për hapjen e shkollave në Kamenicë.

Jemi të zhgënjyer me vendimin që ka marrë kryetari i Komunës z.Qëndron Kastrati, që inspektorët kumunal të arsimit pengojnë punën në shkollën fillore Asllan Thaqi- procesin mësimor dhe personeli arsimor ja kanë tërhequr vërejtjen inspektoratit të arsimit, që t’ua lirojnë shkollën sepse hapja e kësaj shkolle, është me vendimin e ministres së arsimit zonjën Arbërie Nagavci dhe bashkësia lokale ne e përshëndesim për punën dhe guximin që e ka marrë ministria në fjalë për hapjen e shkollave në nivel komunal të Komunës së Kamenicës.

Vallë institucioneve të R.Kosovës mos na pengoni procesin mësimor në shkollën fillore Asllan Thaqi sepse me shumë mund është hapur kjo shkollë dhe mëngjesi i sotëm i gjeti të zbehur nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin teknik.

I bëjmë thirrje Kryetarit të Komunës mos dërgoni Inspektorë Komunal sepse nuk jeni ju të autorizuar që të pengohet procesi mësimor në shkollat e Komunës sonë. Urojmë që bashkësia lokale e fshatit Karaqevë dhe banoret e brezit kufitar që të mos pengohet procesi mësimor sepse në gjitha kohërat lapsi, ditari, arsimtari i ka përballuar dhe vazhdimisht do t’i përballojmë.

Kryetar ju lutem mos e pengoni procesin e zhvillimit mësimor sepse nje gjë e tille nuk do të lejohet as nga Bashkësia Lokale e as nga banorët e Brezit Kufitar.

Me respekt: Kryetari i Bashkësisë Lokale Selver Lenjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat