Kurti i del në mbrojtje ministres: Ju të cilët po e sulmoni Gërvallën si “pro serbe”, jeni turpi i kombit tonë!

Aktuale

Kurti i del në mbrojtje ministres: Ju të cilët po e sulmoni Gërvallën si “pro serbe”, jeni turpi i kombit tonë!

Nga: A.Zh Më: 8 maj 2021 Në ora: 16:48
Donika Gërvalla

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, i ka dalë në mbrojtje zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Kurti ka ftuar të gjithë qytetarët në mbrojtje të Gërvallës, pas sulmeve nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Ju ftoj të gjithëve në mbrojtjen e Donika Gërvallës. Ju të cilët e sulmoni zonjën Gërvalla si “pro serbe”, jeni turpi i kombit tonë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

PDK-ja po kërkon me ngulm dorëheqjen e kryediplomates Gërvalla, për shkak të deklaratave të saj rreth Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e fundit në Kuvend e quajti ministren Gërvalla “përfaqësuese të Serbisë në Kosovë”.

“Ti je përfaqësuese e Serbisë në Kosovë. Ti nuk më përfaqëson mua. Ti je turpi më i madh. Sot nëse do të kishim një kryeministër të përgjegjshëm, sot do të duhej të ju shkarkonte. As edhe një minutë t’i nuk mund të jesh ministre e Punëve të Jashtme”, ka thënë Tahri.

Por, atij iu kundërpërgjigj kryediplomatja Gërvalla, e cila fajësoi deputetët e PDK-së për krijimin e Gjykatës Speciale. “Ju pikërisht jeni përgjegjës që prijësit tuaj sot ndodhen në Hagë. Ju, duke mohuar të vërtetën nuk do ta zgjidhni këtë çështje. Bëhuni seriozë, bëhuni opozitë serioze dhe konfrontohuni me të vërtetën tuaj dhe mos mashtroni votuesit tuaj”, ka thënë ministrja Gërvalla./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat