Padia ndaj Serbisë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare tregon vështirësitë e Kosovës

Aktuale

Padia ndaj Serbisë, eksperti i çështjeve ndërkombëtare tregon vështirësitë e Kosovës

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:06
Akri Çipa

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova po përgatitet të padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid, të kryer ndaj shqiptarëve gjatë luftës së fundit.

Ky hap i shefi të qeverisë së Kosovës është pritur mirë nga qytetaret e vendit, por jo vetëm.

Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Akri Çipa, thotë se kjo lëvizje tregon se Kosova synon të krijojë një moment të ri me Serbinë në raport me të shkuarën.

“Është një moment i ri në marrëdhëniet e Kosovës më Serbinë në raportor me të shkuarën. Historikisht në Kosovë, që pasluftës së viteve ‘90 ka pasur përpjekje për të ngritur gjenocidin në një stad më të lartë ligjor”, tha ai.

Gjatë intervistës për Euronews Albania, z. Çipa u shpreh se kjo nuk është një nismë e lehtë për Kosovën pasi ka disa vështirësi në sensin ligjor sepse nuk është pjesë e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve Gjenocidale.

“Qeveria e re e z. Kurti do të synojë të ngrejë një çështje të mirëfilltë ligjore, do të përhiqet të çojë në GJND këtë çështje, por në fillim ka disa vështirësi që paraqiten në sensin ligjor për shkak se Kosova nuk është pjesë e Konventës për Parandalimin dhe Dënimin e Krimeve të Gjenocidit, për shkak se Kosova ka një raport të mbetur pezull me OKB, mbi të cilën vepron Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe pastaj duhet marrë parasysh për të ngritur dhe vërtetuar çështjen e gjenocidit”, tha ai.

Ai thotë se ekipi i Kosovës që do të ngrejë padi ndaj Serbisë duhet të jetë i mirë-përgatitur në fushën ligjore, historike dhe atë politike.

“Mendoj se ekipi i z. Kurti po synon ta ngrejë çështjen nga vetë Kosova, ka një teori, që mund të krijohet bazuar mbi precedentë e mëparshëm në luftërat ballkanike, mbi eksperiencën e  Bosnjës ku u provua gjenocidi, por edhe mbi  përpjekjen e Kroacisë, e cila pati një eksperiencë negative. Ekipi duhet të jetë i fortë nga ana ligjore dhe ajo historike”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat