Në vitin e pandemisë mbi 3000 vdekje më shumë se një vit më parë

Aktuale

Në vitin e pandemisë mbi 3000 vdekje më shumë se një vit më parë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Edhe pse situata në vendin tonë po bëhej shqetësuese si shkak i përhapjes së pandemisë globale të virusit korona e cila kishte mbërthyer nga mesi i marsit të këtij viti në tërë botën, numri i vdekjeve në vendin tonë gjatë një viti pandemie në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar është shumë më i madh.

Rreth 3 mijë e 264 vdekje janë më shumë sesa në të njejtën periudhë 1 mars-28 shkurt 2019-2020 2021.

Media ka mësuar nga Agjencia e Statistikave për numrin e vdekjeve gjatë periudhës së pandemisë dhe atë të vitit të kaluar 1 mars 2020- 28 shkurt 2021.

Gjatë një viti pandemie kishte rritje në krahasim me një vit më parë para pandemisë. 

Pra 3 mijë e 264 veta kanë vdekur më shumë gjatë një viti pandemie, sesa  një vit më parë.

12 mijë e 745 veta kanë vdekur për një vit pandemie nga 1 marsi 2020 deri më 28 shkurt 2021.  

Derisa një vit më parë nga 1 marsi 2019 deri me 28 shkurt 2020 kanë vdekur 9 mijë e 481 prsona.

Ju sjellim shifrat sipas muajve gjatë një viti të pandemisë dhe muajve të një viti para pandemisë sesa persona kanë vdekur. 

2020                     2019

mars   831                855 

prill  481                774

maj    778                866

qershor 629                819

korrik 1.126              761    

gusht 1.306               779

shtator1.216              770  

tetor 958                 764 

nëntor 1.094              715

dhjetor 1.026              739 

2001                     2020

janar  1.167             918 

shkurt 1.187             745 

mars   1.177             831

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat