Tërmkolli i reagon Latifit që tha se nëse Gërvalla do t’i shpëtonte atentatit, do të ishte në krye të LPK-së

Aktuale

Tërmkolli i reagon Latifit që tha se nëse Gërvalla do t’i shpëtonte atentatit, do të ishte në krye të LPK-së

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:17
Melihate Tërmkolli

Anëtarja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka thënë se është hipotezë e gabuar të mendohet se Jusuf Gërvalla do të drejtonte një lëvizje siç ishte LPK-ja, kjo pasi profesori i filozofisë politike, Blerim Latifi tha se po të ishte gjallë, Jusuf Gërvalla do të ishte kryetar i Lëvizjes Popullore të Kosovës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Tërmkolli ka shkruar se formimi i Jusuf Gërvallës prej intelektuali dëshmojnë se ai ishte një njëri me shpirt të lirë dhe jo rob i ideologjive komuniste.

Postimi i plotë:

Është hipotezë e gabuar dhe guxim i tepruar të thuhet se, nëse Jusuf Gërvalla do t’i mbijetonte atentatit të UDB-së, do të ishte në krye të kësaj apo asaj lëvizje a partie. Formimi i Jusuf Gërvallës prej intelektuali të shquar të kohës, jeta e veprimi i tij politik, dëshmojnë për një personalitet të formuar kombëtarisht e me shpirt të lirë. Njeriu me shpirt të lirë nuk mund të jetë rob i ideologjive e aq më pak i ideologjive e diktaturave si ajo komuniste enveriste.

Nëse duhet një dëshmi që argumenton këtë, një gjë del të jetë sigurtë. Në rrethanat e kohës e në vazhdimësi, Serbia e UDB-ja nuk vriste enveristë. Serbia vriste intelektualë shqiptarë, nacionalistë, ata që bashkonin popullin e idetë për liri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat