Ankohet Skënder Hyseni: Kurti në programin qeverisës nuk e përmend askund SHBA-në

Aktuale

Ankohet Skënder Hyseni: Kurti në programin qeverisës nuk e përmend askund SHBA-në

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:25
Albin Kurti dhe Skender Hyseni

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, e ka kritikuar planprogramin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se një nga pikat më shqetësuese në këtë program është mos-përmendja e SHBA’së, si partneri kryesor strategjik i Kosovës.

Hyseni, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka thënë se ka vërejtur në program aspirata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por se duhet bashkëpunuar fillimisht me SHBA’në për t’u realizuar diçka e tillë.

Ai tutje thotë se partneriteti me Shqipërinë duhet të qëndrojë, megjithatë ajo nuk do të ishte NATO pa ndihmën e SHBA’së.

Në programin qeverisës të Kurtit, të prezantuar përgjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Qeverisë, në pjesën për politikë të jashtme, përfshihen kërkesa për anëtarësim në BE, sigurimi i njohjes nga Serbia, si dhe anëtarësimi në organizata ndërkombëtare.

Postimi i plotë:

Një lexim i shpejt i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.

Sot, nga kurreshtja qytetare dhe intelektuale, i bëra një lexim të shpejtë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.

Në fokus të veçantë kisha pjesën e programit: POLITIKA E JASHTME, INTEGRIMI DHE MËRGATA.

S’pari, ajo që bie në sy është se këtu nuk ka program që përcillet me mekanizma realist të zbatimit. Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!

Me Shqipërinë???!!!

Po, Shqipëria është partner yni i natyrshëm dhe bashkërendimi dhe koordinimi me te është i domosdoshëm. Por, por, por partneritetin e veçantë strategjik me SHBA-të nuk mund ta zëvendësojë asgjë!

Për këte është mire ta pyetni Shipërinë. As ajo, pa partneritetin e saj strategjik me SHBA-të nuk do të ishte antare e NATO-s as sot e kësaj dite!

A duhet të shqetësohemi?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat