Osmani pas arritjes së ushtarëve në Kuvajt: Jashtëzakonisht krenare!

Aktuale

Osmani pas arritjes së ushtarëve në Kuvajt: Jashtëzakonisht krenare!

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:26
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas arritjes së ushëtarëve kosovarë së bashku me Ushtrinë Amerikanë në Kuvajt.

Ajo tha se ndihet jashtëzakonisht krenare me ushtarët që po e lartësojnë flamurin Kosovar.

“Jashtëzakonisht krenare me ushtarët tanë, të cilët po e lartësojnë flamurin e Republikës së Kosovës në Kuvajt.

Kosova do të jap kontributin e saj në misione paqëruajtëse në botë përkrah aleatëve tanë. Falenderim i veçantë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e Gardës Kombëtare të Ioëas”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat