SBAShK-u do t'i drejtohet Gjykatës për mospagesën e shtesave për mësimdhënësit

Aktuale

SBAShK-u do t'i drejtohet Gjykatës për mospagesën e shtesave për mësimdhënësit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:44
Rrahman Jashari

Sindikata e Bashkuar e Arsimit së shpejti do t’i drejtohet gjykatës për pagesën e shtesave të dala nga një vendim i nxjerr nga qeveria e kaluar e për të cilat thonë se një pagesë ende nuk u është kryer mësimdhënësve.

Por në Ministrinë e Arsimit vlerësojnë se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.

Për rrezikshmërinë e punës në kohën e pandemisë mësimdhënësit së shpejti do të kërkojnë pagesën e shtesave nëpërmjet gjykatës thonë në SBASHK.

Sipas tyre, vendimi i nxjerr nga qeveria e kaluar e udhëhequr nga Avdullah Hoti për shtesat është për muajin mars dhe prill. 

Ditë më parë, zëvendësministri i arsimit Dukagjin Pupovci, bëri të ditur se vendimi për shtesat për mësimdhënësit është vetëm për muajin shkurt.

Qeveria e kaluar në janar të këtij viti pati njoftuar se do të ndaj paga shtesë edhe për arsimtarët.

Ish-kryeministri Hoti pati thënë se pagesa shtesë për punëtorët e arsimit do të kryhet në dy këste, në muajin shkurt dhe maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat