Kurti: Misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane

Aktuale

Kurti: Misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane

Më: 8 maj 2021 Në ora: 19:48
Ushtarët e FSK-së zbarkojnë në Kuvajt

Kryeministri i Kosovës ka përshëndetur aksionin e parë ndërkombëtar të FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter” ai ka thënë se ky mision është një moment krenarie, ndërsa në fund ia ka bashkangjitur etiketën, “Bashkë më të fortë”.

“FSK në misionin e parë ndërkombëtar të përbashkët me ushtrinë amerikane. Një hap gjigant përpara. Pas disa vitesh mësim e trajnim, ne tani jemi gati të përgjigjemi dhe t’i kontribuojmë paqes dhe sigurisë në botë. Një moment krenarie. Bashkë më të fortë”, shkroi Kurti.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat