​Hoti: Jam krenar me misionin e parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt

Aktuale

​Hoti: Jam krenar me misionin e parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt

Më: 8 maj 2021 Në ora: 20:01
Foto ilustrim

Ish kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reagur pas aksionit të parë ndërkombëtar të FSK-së bashkë me ushtrinë amerikane. 

Hoti ka thënë se misioni i parë ndërkombëtar i FSK-së në Kuvajt, në krah të ushtrisë të SHBA-së, është realizim i vizionit të themeluesve të shtetit të pavarur të Kosovës dhe ëndrrës të të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës.

“Ky është moment i jashtëzakonshëm për ne që e duam Kosovën si shtetin tonë të përhershëm, që besojmë fuqishëm dhe angazhohemi për përhershmërinë e Kosovës së pavarur, të integruar në BE dhe NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA.

Jam krenar që në mandatin tonë qeverisës arritëm të sigurojmë mbështetjen amerikane për të realizuar këtë mision”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat