“Edhe pse kurrë nuk të pashë...”, djali i Komandant Drinit me fjalë prekëse në 21 vjetorin e vrasjes së babait

Aktuale

“Edhe pse kurrë nuk të pashë...”, djali i Komandant Drinit me fjalë prekëse në 21 vjetorin e vrasjes së babait

Nga: A.Zh Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:05
Ekrem Rexha, i njohur si komandant “Drini”

Sot janë bërë 21 vite nga vrasja e Ekrem Rexhës, i njohur si “Komandant Drini”.

Me këtë rast, atë e ka përkujtuar djali i tij, Ekremi, i cili lindi dy muaj e gjysmë pas vrasjes së babait, përcjell Bota sot.

Ekremi ka thënë se edhe pse nuk e ka parë asnjëherë babain e tij, atë e ka ëngjëll mbrojtës në zemrën e tij.

Reagimi i Ekrem Rexhës në Facebook:

Po kujtoj diçka që veç në fotografi e kam pa.

21 vite pa një trëndafil në kopshtin e quajtur Kosovë, pa një zë mashkulli në shtëpinë time që e quaj zemër, përkrahja jote më është nevojitur më shumë se kurrë, por e di që nga ti kam përkrahje spirituale edhe pse kurrë nuk të pashë.

Faleminderit që dikur ekzistove e mbetesh prezent në zemrën time engjëlli im mbrojtës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat