“Bëhet lajm kur një përkrahës i Gërvallës e kërcënon Haxhiun, por jo kur shoku i Kamishit më kërcënon mua”

Aktuale

“Bëhet lajm kur një përkrahës i Gërvallës e kërcënon Haxhiun, por jo kur shoku i Kamishit më kërcënon mua”

Nga: A.Zh Më: 8 maj 2021 Në ora: 21:28
Bekim Haxhiu, Donika Gërvalla

Gazetari Xhevdet Pozhari, ka kritikuar disa media në Kosovë, që nuk kanë bërë lajm që e ka kërcënuar shoku i deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu-Kamishi.

Ai ka thënë se aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëzit më të pastë dhe më patriotë që i njeh.

“Bëhet lajm kur një përkrahës i Gërvallës e kërcënon Bekim Haxhiun dhe mandej i kërkon falje, por jo kur shoku i Kamishit më kërcënon mua. Nejse... kjo zemër shkon për krejt aktivistët e VV-së që disa media duan t'i demonizojnë me çdo kusht. Janë njerëzit më të pastër dhe patriotë që njoh”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Përkrahësi i ministres së Jashtme Donika Gërvallës, dje i ka kërkuar falje deputetit të PDK-së, duke thënë se nuk kishte qëllim kërcënimin e tij.

“Unë kam drejtuar një koment ndaj Deputetit Bekim Haxhiu-Kamishi, pas së cilit nuk fshihet asnjë kërcënim, por vetëm eufori çasti, prandaj do të doja të përcillja një kërkim falje ndaj deputetit dhe familjes së tij. Përndryshe respektoj lart të kaluarën e tij në UÇK, por edhe angazhimin e tij në ditët e fundit për sigurimin e vaksinave ndaj Covid-19. Sinqerisht, Adem Baftiri”, ka shkruar ai./BS

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat