Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalëzit

Aktuale

Tre familjarët nga Gjilani dyshohet se u helmuan nga kërpudhat në Gjirin e Lalëzit

Më: 8 maj 2021 Në ora: 22:25
Foto ilustrim

Tre anëtarë të një familjes nga Gjilani kanë vdekur në Shqipëri.

Sipas burimeve, viktimat dyshohet se janë helmuar nga ushqimi më saktësisht nga kërpudhat që ata i kishin marrë në një mal në Gjirin e Lalëzit në Shqipëri.

Burimet e medias po ashtu bëjnë të ditur se rasti tragjik i vdekjes së tre anëtarëve ka ndodhur në fillim të kësaj jave.

Vdekjen e tre anëtarëve të kësaj familje e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i cili ju ka kërkuar zbardhjen sa më të shpejt të këtij rasti.

“E nderuar familje Haliti, Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti.Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat