Dyshimet se tre persona vdiqën nga helmimi në Shqipëri, familja nga Gjilani sot mban konferencë për media

Aktuale

Dyshimet se tre persona vdiqën nga helmimi në Shqipëri, familja nga Gjilani sot mban konferencë për media

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:38
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani kanë vdekur në Gjirin e Lalëzit në banesën e tyre. Dyshimet e para janë se ata vdiqën pas helmimit me këpurdha. Ndërkaq lidhur me vdekjen e tyre, familjarët nga Gjilani sot do të mbajnë konferencë për media.

Konferenca e familjes Haliti do të mbahet në rrugën “Hamdi Pogragja” në Gjilan, në orën 11:00.

“Familja Haliti nga Gjilani mban konferencë për media lidhur me vdekjen e tre anëtarëve të saj në Shqipëri. (Rruga Hamdi Pogragja, nr 34-Gjilan, ora 11:00), ka njoftuar KP.

Ndryshe, tre anëtarët të familjes Haliti nga Gjilani, kanë vdekur në Gjirin e Lalzit në banesën e tyre.

Tvklan ka dhënë detaje më shumë për këtë rast, për të cilin ka raportuar se të ndjerët kishin konsumuar kërpudha dhe pas disa orësh kishin shfaqur probleme shëndetësore.

“Të tre shkuan për mjekim në Spitalin e Durrësit dhe u mjekuan për helmim. Pas disa orësh dolën dhe u kthyen në banesën e tyre në Gjirin e Lalzit. Por ata ndjenë sërish shqetësime shëndetësore dhe gjendja e tyre u rëndua”.

“Të tre u dërguan sërish në Spitalin e Durrësit, por për fat të keq njëri prej tyre ndërroi jetë e pas disa orësh ndërruan jetë edhe dy të tjerët. Paraprakisht mendohet se shkak i vdekjes së 3 anëtarëve të familjes Haliti ka qenë helmimi nga kërpudhat”, ka shkruar media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat