“Non-Paper”, ja çfarë rreziku diplomatik i kanoset Kosovës në dialogun me Serbinë

Aktuale

“Non-Paper”, ja çfarë rreziku diplomatik i kanoset Kosovës në dialogun me Serbinë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Publikimi i një dokumenti të ashtuquajtur “non-paper”, ku flitej për marrëveshjen Kosovë-Serbi, nxiti reagime nga të gjtiha anët.

Ky “non-paper” u tha të jetë hartuar nga Gjermania dhe Franca, si iniciativë për rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, dhe përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje përfundimtare.

Dokumenti që rrodhi si gjysmakë në publik, por më vonë u publikua si i plotë, prej vetëm 4 faqesh, ka një pikë që pala e Kosovës e sheh si shumë problematike: zgjidhja e statusit të Veriut duke e shndërruar atë praktikisht në një shtet brenda shtetit të Kosovës.

Aty thuhet se palët, në këtë rast Republika e Kosovës e ajo e Serbisë do të duhej të pajtoheshin edhe për vendosjen e një “distrikti autonom të Kosovës veriore” si një “njësi e veçante administrative e vetëqeverisjes rajonale në Kosovë, e cila do të kishte të drejtë të rregullonte legjislacionin në baza rajonale në fushat e ekonomisë, financave, pronësisë së infrastrukturës, kulturës, arsimit, kujdesit shëndetësor, mbrojtjes sociale, gjyqësorit, shërbimit policor, zhvillimit urban dhe bashkëpunimit evropian, e duke ia shtuar aty se kjo të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”.

“Distrikti Autonom i Kosovës së Veriut do të përfshijë territorin e qyteteve të Zveçanit dhe 35 fshatra të tij, Leposaviq dhe 72 fshatrat e tij, Mitrovicën e Veriut dhe zonën kadastrale të qytetit të Zubin Potokut dhe 63 fshatrat e tij. Distrikti Autonom i Kosovës së Veriut do ta ketë Guvernatorin e tij i cili do ta përfaqësojë Qeverinë e Kosovës, Kuvendin që do ta përfaqësojë popullin dhe Këshillin Ekzekutiv që do të jetë një organ i përbashkët i Distriktit Autonom, Qeveria e Kosovës, Qeveria e Serbisë dhe Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën në fjalë.

Në Kuvendin e Kosovës qysh para se të nis dialogu i pritur Kosovë-Serbi kanë nisur që ta thërrasin përfaqësuesin e Qeverisë, Besnik Bislimi për të raportuar. Ky i fundit, së paku deputetëve të opozitës po iu duket që nuk është krejt i hapur me ta.

Anëtarja e komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe diasporë, Time Kadrijaj, ka thënë se është shqetësuese qarkullimi i këtyre letrave.

“Fillimisht ka qenë shumë shqetësues sepse qarkullojnë letrat të tilla të cilat dëmtojnë ballkanin në përgjithësi mirëpo sipas atij spekulimeve del reagimet e ambasadave qoftë të Gjermanisë dhe të Francës është potencuar që rrjedh prej dy vendet të gjithë i kanë mohuar se ekzsitojnë një letër e till dhe që mund të bëhet formale, në komision zv kryeministrit e parë që merret me çështjen dialogut ka pas një vizitë zyrtare pikërisht një prej pritjeve ka qenë kjo çka mendojnë zyrtarët e Brukselit sipas z kryeministrit është mohuar ekzistencat e kësaj letre”, ka thënë Kadrijaj.

Kurse, Halil Matoshi, që ishte në kabinetin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, thotë që këto letra zakonisht përdoren pak para se dy shtetet të futen në negociata.

“Këto non paper janë zakonisht të situatës ku ka negociata midis shteteve, qarkullojnë për me kriju qoftë konfuzion qoftë me forcu njërën nga palët në këtë rast shihet ashiqare është non paper, janë në favor të Serbisë”, ka thënë Matoshi.

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, thotë që Kosova duhet të ketë kujdes, pasi Serbia tashmë ka bindur BE-në të marrë diçka nga Kosova.

“Kosova në rast se tregohet serioze po ka të drejtë sa i përket kapaciteteve, ato mund të gjenden, mund të merren ekspertizat ndërkombëtare, ndërsa sa i përket fuqisë shtetërore është e vërtet këto vite gjatë viteve të fundit ka qenë në ekspansion, Serbia ka arritë të bind të BE-në se edhe ajo duhet të fitojë diçka”, ka thënë Lama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat