Dalin detaje të reja për familjen tre antëarëshe që vdiqën në Durrës, kishin edhe shtetësi shqiptare

Aktuale

Dalin detaje të reja për familjen tre antëarëshe që vdiqën në Durrës, kishin edhe shtetësi shqiptare

Më: 9 maj 2021 Në ora: 07:57
Tre anëtarët e familjes nga Gjilani

Familja tre anëtarëshe nga Gjilani kishin shkuar tek shtëpia e tyre në Gjirin e Lalëzit tash gjashtë javë. Çifti pos shtëpisë kishin edhe shtetësi shqiptare, mëson media, gjatë vizitës tek familja Haliti në Gjilan.

Nëna Ylfete Haliti 78 vjet, djali Afrimi 56 dhe gruaja e tij Ferdinazja 56 vjeç kishin dal në pyll me 4 maj në orën 15.00, ku edhe dyshohet se janë helmuar. 

Ata më pas janë kthyer tek shtëpia e më pas kanë kërkuar ndihmë mjekësore në qëndrën shëndetësore Manëz, por është sheqtësuese se atyre nuk i është ofruar ndihma adekuate nga ekipi mjekësor.

Pacientët nuk janë trajtuar me terapi si duhet nga ekipi mjekësor, derisa janë kthyer në shtëpi ku i është përkeqësuar gjendja dhe kanë vdekur kryefamiljarja, pastaj djali dhe reja.

Anëtarët e familjes Haliti, thanë se po ti jepej ndihma e duhur, tre familjarët do të ishin të gjallë.

Trupat e pajetë të të moshuarës Ylfetes dhe djalit Afrimit, të cilët kanë vdekur të premten janë sjell, derisa trupi i Ferdinazes, e cila ka vdekur dje është duke u sjellur. 

Varrimi i famlijes tre anëtarëshe pritet të bëhet pasditen e së dielëd. 

Derisa edhe pse ishte mesnatë, familjarë jo të paktë po vazhdonin të ngushëllonin njëri-tjetrin. 

Nga ana tjetër specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manëz, kanë proceduar penalisht për veprën penale "Mjekim i pakujdesshëm", shtetasit Sh. B., 54 vjeç  dhe J. K., 60 vjeç, banues në Durrës, me detyrë mjek në qëndrën shëndetësore Manëz.

Kjo pasi si pasojë e përkeqësimit të shëndetit kanë ndërruar jetë shtetasit kosovarë E. H., 78 vjeçe, A. H., 56 vjeç dhe F. H., 57 vjeçe ( famijarë), të cilët nga hetimet paraprake  dyshohet se këta shtetas  kanë mbledhur kërpurdha dhe pasi i kanë konsumuar në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit janë helmuar.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat