​Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Aktuale

​Haradinaj bën homazhe te varret e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Më: 9 maj 2021 Në ora: 10:32
Haradinaj ka bërë homazhe dhe vendos kurora lulesh te varret e heronjve të Kosovës Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe dhe vendos kurora lulesh te varret e heronjve të Kosovës Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj.

Pranë Haradinajt për të bërë homazhe e dhuruar lule tek varret e dëshmorëve u panë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri dhe deputeti nga radhët e AAK-së, infektologu Shemsedin Dreshaj dhe shumë të tjerë.

Haradinaj atje u përshëndet me familjarët e heronjëve, duke u thënë se ai e kishte për nder të ishte bashkëluftëtarë me Ilir Konushefcin e Hazir Malajn.

Ai po ashtu u dha medalje familjes së dëshmorëve, për kontributin e tyre të dhënë në çështje kombëtrare.

Kurse, në emër të familjeve Konushevci dhe Malaj, Arton Konushefci falënderoi të gjithë të pranishmit për nderimin që po ua bëjnë këtyre dy heronjëve.

Konushefci: Datat e tilla sa janë të vështira aq janë edhe data krenarie

‘Datat e tilla sa janë shumë vështira për neve, janë edhe data krenarie duke marrë parasysh kontributin që kanë dhënë të gjithë dëshmorët e kombit. Ata kanë dhënë kontributin më të madh për çlirimin e vendit, tash shpresoj që neve na ka mbetur më pak punë për të vazhduar idealin e tyre dhe shpresoj që Kosova do të ketë ditë më të mira në të ardhmen”, tha ai.

Kur pritej që përmes Ilirit në Kosovë të futeshin oficerë të lartë për në UÇK, kur në Kosovë zhvilloheshin ofensiva të ashpra dhe të cilat paralajmëronin një luftë frontale, atëherë kur pritej dhe kërkohej më së tepërmi sjellje e armatimit, derisa ishte duke kryer si çdo herë detyrën e tij me përkushtimin më të madh, u vra në mëngjesin e hershëm të datës 9 maj 1998, atje ku me se paku pritej, në një pritë të organizuar nga dora e zgjatur e pushtuesit serb, së bashku me mjekun Hazir Mala, derisa udhëtonin për në Bajram Curr, me një kamion të ngarkuar me armatim.

Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe shtabin e saj qendror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat