Limaj: Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të lavdishmët dhe të rëndësishmet e UÇK-së

Aktuale

Limaj: Beteja e Llapushnikut ishte ndër më të lavdishmët dhe të rëndësishmet e UÇK-së

Më: 9 maj 2021 Në ora: 13:49
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kujtuar 23 vjetorin e betejës së Llapushnikut.

Kreu i Nismës e ka vlerësuar këtë betejë si ndër më të rëndësishmt e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

“Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë.

Poashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e Serbeve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Postimi i plotë:

Sot bëhen 23 vite nga Beteja e lavdishmë Llapushnikut.

Kjo betejë ishte nder më të rëndësishmet e UÇK-së, sepse kishte karakter strategjik në shumë drejtime.

Beteja e Llapushnikut shpërtheu izolimin e Drenicës duke ofruar mundësi viseve tjera të furnizojnë këtë pjesë të Kosovës me ushqime, armë e municione që duheshin në atë kohë.

Poashtu, kjo betejë ndërpreu lëvizjen e Serbeve për të sulmuar forcat e UÇK-së në Dukagjin

Beteja e Llapushnikut shënon kthesën e madhe edhe në rrafshin diplomatik.

Në këtë përvjetor kujtojmë me nder e respekt luanët e grykës, Ymer Alushani, Besim Halilaj, Ali Zogaj, Sadik Shala, dhe dëshmorët tjerë grykës dhe gjithë ata ushtarë që morën plagë dhe luftuan e mbajtën atë grykë.

Lavdi të gjithë dëshmorëve të betejës së Llapushnikut dhe gjithë dëshmorëve të kombit!

FL

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat