​Vaksinohen një numër i vogël i profesionistët shëndetësor pasi dalin të shëtisin

Aktuale

​Vaksinohen një numër i vogël i profesionistët shëndetësor pasi dalin të shëtisin

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:05
Niman Bardhi

Edhe sot ka vazhduar vaksinimi i profesionistëve shëndetësor në sallën “1 tetor”, në Prishtinë. Megjithatë, aty u panë një numër i vogël i atyre që kishin shkuar për ta marrë vaksinën. Kjo u tha se po ndodhë për arsyet tyre, e një pjesë tjetër edhe për rrugëtimin e tyre gjatë vikendit.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi tha se tani kanë mbetur edhe mbi 1000 vaksina në dispozicion për stafin mjekësor.

Bardhi: Profesionistët shëndetësor pak po marrin vaksinën

"Deri në këto qaste dhe që ju shiheni vet sallën bosh, kemi të vaksinuar 160 persona. Ndërsa, nëse i referohemi komplet numrit total nga dita e parë që kemi filluar nga 5 maj dhe deri në këtë moment kemi gjithsejtë rreth 3500 persona të vaksinuar në total. Siç po e shihni edhe vet tani nuk kemi asnjë nga profesionistët shëndetësor që kanë ardhur me marrë vaksinën, përderisa ne të gjitha ekipet mjekësore dhe stafin tjetër mbështetës, ekipa menaxhuese, komuniteti udhëheqës i popullatës për imunizim jemi në pritje të tyre, përderisa personeli shëndetësor për arsyet e tyre dhe për rrugëtim të tyre tjetër nuk e kemi këtu për t’u vaksinuar", tha ai.

Ai tha se sot pasdite do të vendosin nëse edhe nesër do të vazhdojnë vaksinimin. Kjo për shkak të mungesës së interesimit të stafit mjekësor për t’u vaksinuar.

Bardhi: Sot vendoset nëse do të punojnë nesër për shkak të numrit të vogël për t’u vaksinuar

"Nëse do të jetë situata siç e kemi aktualisht, siç e shohim komplet është bosh, atëherë nuk e di çfarë të them veç që të vimë e të rrimë kotë këtu në sallën 1 tetori por të shohim, shpresojmë që ndoshta do të ketë numër, por deri nesër të shohim si do të rrjedh pasditja e sotme për të vendosur për ditën e nesërme, kur dihet se edhe nesër është ditë feste dhe me gjasë siç po ndodhë sot, do të ndodh edhe dita e nesërme pasi që shumica e profesionistëve janë në lëvizje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat