Dalin pamjet nga vendi ku dyshohet se motra e vrau motrën në Fushë Kosovë

Aktuale

Dalin pamjet nga vendi ku dyshohet se motra e vrau motrën në Fushë Kosovë

Më: 9 maj 2021 Në ora: 14:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka mbetur e vdekur mesditën e sotme. Policia ka deklaruar se dyshohet për vdekje të dhunshme.

Media ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Vragoli, ku 33-vjeçarja është gjetur e vdekur.

Sipas informatave nga vendngjarja, dyshohet se viktima dhe dorasja janë motra, ndërkaq raportohet se e dyshuara e ka mbytur motrën në mënyrë të dhunshme.

Se ka dyshime për vdekje të dhunshme, kanë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat