Deputeti Shala përkujton dëshmorët e Grykës së Llapushnikut

Aktuale

Deputeti Shala përkujton dëshmorët e Grykës së Llapushnikut

Më: 9 maj 2021 Në ora: 16:11
Ferat Shala

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ferat Shala, ka nderuar të rënët në 23 vjetorin e Epopesë së Grykës së Lapushnikut.

Ai tha se Beteja e Llapushnikut ishte dhe mbetet ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social Facebook:

Një tufë lulesh në përkujtim të 23 vjetorit të Epopesë së Grykës së Lapushnikut!

Beteja e Grykës së Llapushnikut ishte dhe mbetet një ndër betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në luftë kundër forcave ushtarake e policore serbe.

Beteja e kthesës së madhe historike që e bëri të njohur luftën e UÇK-së anë e kënd botës.

Beteja sinonim i lavdisë, krenarisë dhe qëndresës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Beteja që frymëzoi shumë luftëtarë të lirisë që të radhiten në njësitet e UÇK-së dhe ti bashkojnë armët për çlirim.

Në nderim të kësaj ngjarje historike, përkujtojmë me krenari dëshmorët e Grykës së Llapushnikut dhe nderojmë luftën dhe kontributin e shumë ushtarëve të UÇK-së që qëndruan dhe luftuan heroikisht në mbrojtje të grykës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat