Kadaj-Bujupi ishte pjesë e ngjitjes me bjeshkatarët, tregon se si ndodhi sulmi, ka një thirrje për institucionet e vendit

Aktuale

Kadaj-Bujupi ishte pjesë e ngjitjes me bjeshkatarët, tregon se si ndodhi sulmi, ka një thirrje për institucionet e vendit

Nga: A.SH Më: 9 maj 2021 Në ora: 18:45
Donika Kadaj-Bujupi

Donika Kadaj Bujupi ishte pjesë organimzimit të “Kosovo Mountain Club”.

Ajo përmes një shkrimi ka treguar se, ishin sulmuar nga bandat kriminale dhe se ngjitjen janë detyruar ta vazhdojnë në majën tjetër, në Shalë të Bajgorës.

Ajo u bën thirrje institucioneve që të reagojnë dhe marrin masa konkrete përtej fjalëve në mënyrë që këto sulme të vazhdueshme dhe kahmotshme të ndërpriten sa më parë.

Postimi në Facebook:

Sot ne kuader te organizimit te “Kosovo Mountain Club” bashke me plote dashamire te natyres, u nisem drejt majes se Shijak i Bubes ne Zubin Potok. Sic u raportua edhe ne media ishim cak i sulmit te armatosur nga bandat kriminale atje. Fatmiresisht nuk pati viktima. U detyruam te kthehemi per sot dhe ngjitjen e vazhduam ne majen tjeter ne Shale te Bajgores.

Ngjitjet ne majat tona te bukura do t’i vazhdojme edhe ne ditet, javet, muajt e vitet ne vijim. Dhe ate ne gjithe territorin e Republikes pavaresisht tentimeve qyqare per te na ndaluar! Une therrase institucionet qe te reagojne dhe marrin masa konkrete pertej fjaleve ne menyre qe keto sulme te vazhdueshme dhe kahmotshme te nderpriten sa me pare.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat