​Kurti: Për popullin e Kosovës, BE është më shumë se struktura dhe institucione

Aktuale

​Kurti: Për popullin e Kosovës, BE është më shumë se struktura dhe institucione

Më: 9 maj 2021 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka uruar me rastin e Ditës së Evropës, duke thënë se për njerëzit në Kosovë, Bashkimi Evropian është më shumë se struktura dhe institucione, ato janë vlera dhe një vizion i cili sipas tij duhet shpërndarë.

Këtë e ka bërë përmes një postimi në Twitter.

“Në Ditën e Evropës, le të ndalemi për një moment dhe te reflektojmë mbi idealet dhe idetë e themeluesve të BE-së dhe tonat, që të shohim se si matemi.

Për njerëzit e Kosovës, BE-ja është më shumë se struktura dhe institucione; janë vlera dhe vizion i cili duhet shpërndarë”, shkruan Kurti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat